“Ramë dakord për rublën e Putinit”/ Turqia nënshkruan marrëveshjen për të paguar gazin rus

Aug 6, 2022 | 18:26
SHPËRNDAJE

Turqia dhe Rusia kanë nënshkruar një marrëveshje që Stambolli të paguajë me rubla, gazin rus pas kërkesës në rritje.

erdoganputin

Gjatë ceremonisë së zhvilluar për nënshkrimin e marrëveshjes, Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan u shpreh se ka rënë dakord për rublën e Putinit.

Kreu i shtetit foli gjithashtu për projektin e termocentralit bërthamor Akkuyu, një vepër prej 20 miliardë dollarësh që po ndërtohet nga firma shtetërore ruse e energjisë bërthamore Rosatom në Turqinë jugore.

Duke shtuar se ai do të vizitojë provincën Mersin javën e ardhshme për të inspektuar projektin, Erdogan tha se termocentrali bërthamor Akkuyu ka “rëndësi të veçantë” në strategjinë energjetike të Turqisë, duke shpjeguar se qëllimi është që reaktori i parë të funksionojë deri në vitin 2023.

Presidenti theksoi se ministritë turke dhe ruse po punojnë gjithashtu për dërgesat e grurit nga portet ruse. “Rusia ka kartën Mir (kartë pagese lokale në Rusi e sponsorizuar nga qeveria). Aktualisht, pesë nga bankat tona po punojnë për të. Ka zhvillime serioze këtu,” shpjegoi ai.

Ai shtoi gjithashtu se “Turqia me shpresë do të marrë pjesë në takimin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) që do të mbahet në Uzbekistan në shtator”.

E përbërë nga shtetet anëtare të Euroazisë, SCO u krijua në 2001 për të luftuar radikalizmin dhe shqetësimet e tjera të sigurisë në Kinë, Rusi dhe katër ish-republika sovjetike të Azisë Qendrore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura