Rama thumbon sërish LSI-në: S’jam bërë pishman për koalicionin. Mos më pyesni për tubacionet në Sarandë

Sep 11, 2017 | 18:40
SHPËRNDAJE

Kryeministri Rama ka vijuar thumbimet me LSI-në në lidhje me pyetjet për programin. Njëra prej pyetjeve kishte të bënte me çarjen e tubavioneve të ujërave të zeza në Sarandë dhe përgjigja e Ramës ishte ironike.

“Duhen aftësi profetike për të parashikuar nëse do të çahen tubacionet në Sarandë”, u tha Rama deputetëve të LSI-së.

Rama iu përgjigj edhe pyetjes thumbuese: “A do të vazhdojë shëndetësia falas?”. “Ne nuk jemi bërë pishman për koalicionin e përbashkët në këto katër vjet dhe jo më për shëndetësinë”, tha ai.

Rama u përgjigjet pyetje të LSI për programin: Rritje pagash 40 % për mësuesit dhe infermierët

Kryeministri Rama ka folur sot në Kuvend në seancën ku do votohet programi i qeverisë. Rama preku disa tema kryesore, por u ndal te shëndetësia, arsimi dhe bujqësia si më kryesoret.

Rama Kuivend ProgramiAi tha se do të rrisë shpenzimet për shëndetësinë dhe pagat për mësuesit dhe infermierët.

Rama iu përgjigj 19 pyetjeve qe LSI kishte depozituar per programin.

“Vazhdojmë të shikojmë drejt shëndetësisë, me bindjen se për kujdesin shëndetësor të arrijmë 60-65 % të shpenzimeve, një shifër që e gjetëm vetëm 43 % në vitin 2013. Ne duhet të sigurohemi që askush të mos bëhet i varfër për shkak të shëndetësisë.

Sa i përket Arsimit, kemi prioritet mbështetjen e mësuesve, rritjen e pagave të tyre deri në 40 % brenda këtij mandati. Edhe për infermierët.

Jemi duke punuar për një projekt financimi që të joshim mjekët specialistë që të punojnë edhe në rrethe. Është ende në diskutim”, tha Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura