Rama replika me qytetaren: Nuk të jap dot përgjigje, t’i japim afat kryetarit të partisë në Sarandë, o ta zgjidh ky o…

Nov 9, 2018 | 17:53
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në një takim më anëtarët e Partisë Socialiste në qytetin e Sarandës, ku ka dëgjuar dhe disa nga problematikat e banorëve.

Një banore e Sarandës, i është ankuar Ramës për një problem që ajo ka me pronën, por nuk mori dot zgjidhje në moment, pasi sipas kryeministrit janë gjykatat me vendimet e tyre në mes.

Gjatë replikave me banoren Rama “kërcënoi” dhe kreun e Partisë Socialiste në Sarandë, pse nëse nuk zgjidhej problemi i zonjës do ta largonte nga partia.

qytetarja

REPLIKAT

Qytetarja: Të kam djalë nuk ka njeri tjetër, jam e Partisë Socialiste kokë e këmbë, nuk kam tjetër njeri. Të kam vetëm ty dhe erdha e sëmurë.

Rama: Dakord po ca do më lësh në kurriz mua tani.

Qyetarja: Erdha e sëmurë, ti tani më kanë thënë ik tek Ymer Delvina, më thonë mua” ik merru me Ymerin. Unë plak e sëmurë të merrem me Ymerin. Si mund të merrem unë me Ymerin.

Rama: Kush është ky Ymeri?

Qytetarja: Ku di unë ai që ka marrë Delvina. Kam që në 92’ deri sot i kërkoj pronat, nga një zyrë në tjetër. Por kam takuar dhe kryetarin dhe ai më ka thënë që do më ndihmojë, është djalë shumë i mirë.

Rama me kreun e PS Sarande

Rama: Atëherë t’i japim këtij afat o ta zgjidh ky o të iki nga partia.

Qytarja: Do ma zgjidh ai

Rama: Po atëherë ti të zgjidhur e paske. Dakord, por unë mëndej se ky është një rast mbi vendosje ku dy palë kanë një pronë Unë nuk kam një përgjigje për këtë gjë sepse janë vendime gjykatash që bien në konflikt me njëra tjetër

Qytetarja: Po si mund ta zgjidhim ku do vemi

Rama: Nuk mund të jam dot përgjigje

Qytetarja: Unë të kam djalë

Rama: E di por nuk mund të të jap një përgjigje sot.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura