“Rama po e përdor pandeminë për politikë”, Ekspertja e shëndetësisë në PD: Qeveria po fsheh realitetin në spitalet COVID. Mjekët po përdoren si mburojë për…

Nov 21, 2020 | 17:45
SHPËRNDAJE

Ekspertja e Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Mirela Tabaku përmes publikimit të një videoje shprehet se realiteti në spitalet COVID dhe në sistemin shëndetësor është i ndryshëm nga ai që paraqet qeveria.

mirela tabaku

Tabaku thekson se Rama po përdor pandeminë për politikë, ndërsa mjekët sipas saj po përdoren si mburojë për të mbuluar dështimin e qeverisë me pandeminë.

Postimi i plotë:

Realiteti në spitalet COVID dhe në sistemin shëndetësor është i ndryshëm nga ai që paraqet qeveria.

*Për fat të keq, kryeministri i vendit po e përdor pandeminë për politikë, ndërsa njerëzit kanë shumë nevojë për ndihmë.

*Është e pandershmë që mjekët të përdoren si mburojë për të mbuluar dështimin e qeverisë me pandeminë.

Në një nga artikujt në revistën prestigjoze Nature të datës 18 Nëntor 2020, ndër të tjera shkruhet :

Qëllimi është të ‘informojmë” dhe – siç thotë filozofi i besimit Onora O’Neill – “të jetë i arritshëm, i kuptueshëm, i përdorshëm dhe i vlerësueshëm”.

*Qeveria aktuale nuk po e bën këtë, prandaj na duhet një qeveri e re që të ketë prioritet shendetin dhe jetën e qytetarëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura