Reforma për ujin/ Rama flet për penalizime shumë të rënda, ja kur nisin ndëshkimet

Nov 6, 2017 | 15:37
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka nisur mbledhjen per njoftimin e detajeve lidhur me aksionin e madh per ujin e pijshem, ne kuader te Reformes ne kete sektor.

rama1

“Thirrje publike për konsumatorët që furnizohen me ujë që të vetërregullojnë situatën dhe lidhin kontratat brenda 90 ditëve. Njëkohësisht do të nisë prerja e lidhjeve të paligjshme pa penalizime në këtë periudhë tranzitore, për të vazhduar në shkurt me kontrollin derë më derë dhe penalizimet ligjore për çdo vjedhje të ujit”- njofton Rama.

Kryeministi e nisi fjalen e tij me pershendetje per vendoret e pranishem ne kete takim.

“Jemi vendi i dytë më i pasur në Evropë në burime ujore dhe i vetmi që kemi probleme serioze në furnizimin me ujë të pijshëm.

Nëse e gjykojmë ujin si kriter thelbësor për ekzistencën atëherë shqiptarët mbi bazën e këtij kriteri shqiptarët mbijetojnë dhe nuk jetojnë normalisht.

Në shumicën e qendrave të banuara uji vjen 4-5 orë, në fshatra ndonjëherë edhe 1 orë në ditë, është e papranueshme që në mes të Tiranës shohim dëshmi rrëqethëse të prapambetjes së gjatë, por mbi të gjithë të një prapambetje të vetë shtetit dhe përgjegjësinë më të rëndë e ka qeverisja qendore që nuk ka zgjidhur dot një problem kaq flagrant në sytë e të gjithëve, ku mjafto të hedhësh sytë në tarracat e Tiranës për të kuptuar se ku jemi.

Në cdo katër litër ujë që prodhon makineria e degraduar me kosto kaq të lartë vetëm 1 litër faturohet dhe kjo bën që shteti të subvencionojnë ujësjellësat që të mos falimentojnë.

Vetëm një reformë rrënjesore me vendosmëri të hekurt e ngjashme me reformën e energjisë mund të na japë zgjidhjen për të dalë nga ky sistem i falimentuar.

Të gjithë ata që furnizohen me ujë në rrugë të paligjshme kanë 90 ditë kohë të rregullojnë situatën, nuk do nisim me penalizime, vjedhja e ujit dënohet nga kodi penal. Ne do të fillojmë menjëherë prerjen e lodhjeve të paligjshme por nuk do të shoqërohet me penalizime.

Masat 

Brenda 300 diteve te para, deri ne qershor te kemi pajisur me matesa te gjithe ata qe do te veterregullohen, apo do te detyrohen duke marre persiper edhe penalizime qe jane shume te renda.

Më 1 shkurt të 2018 të gjithë konsumatorët që kanë ende lidhje të paligjshme do të procedohen penalisht dhe sipas ligjeve në fuqi rrezikojnë masa shumë të rëndë, shumë më të rënda se fatura e pagesës së ujit që është sot shumë e ulët krahasuar me koston e prodhimit të ujit

Ata që kanë detyrime të prapambetura duhet të marrin masa për t’i likujduar para se të nisë ndërprerja e shërbimit.

Në 21 tetor operatorët e shërbimit kanë urdhër të mos lidhin kontratë nëse aplikuesi nuk ka matës.

Janë 270 mijë familje apo subjekte që nuk përdorin matës, kjo nuk tolerohet më dhe të gjithë duhet të ftohen të legalizohen vetë.

25 mijë puse rezultojnë të hapura në vend, vetëm 265 kanë leje, një barbari më vetë. Brenda 2018 cdo konsumator qe do te perdore ujerat nentokespore duhet te kete leje per ta shfrytezuar kete pasuri te perbashket.

Formalizimi i puseve dhe mbyllja e atyre qe nuk plotesojne kushtet teknike do te jete pjese e ketij operacioni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura