Rama dhe Meta me gratë bashkë edhe në dasma. Me ta edhe Haradinaj (FOTO)

May 4, 2015 | 13:21
SHPËRNDAJE

Mediat kosovare shkruajnë sot se kryeministri Edi Rama dhe kreu i LSI-së Ilir Meta kanë shpenzuar disa orë në një dasmë ku merrte pjesë edhe lideri i AAK-së, Rramush Haradinaj.

Rama, Meta dhe Haradinaj me grate ne nje dasme ne Kosove

Në një fotografi të botuar nga gazeta Express duken Haradinaj, Rama dhe Meta së bashku me bashkëshortet e tyre.

“Kandidati i përjetshëm për Kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me Shefin e Qeverisë shqiptare, Edi Rama dhe Kryeparlamentarin Ilir Meta. Takimi i tyre ka ndodhur në një dasmë”, shkruan Express.

Kreu i PS-se dhe ai i LSI-se ishin sot se bashku ne qytetin e Shkodrës ku prezantuan kandidaten për Bashkinë, Keti Bazhdari.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura