Rama e shpalli të hënën ditë pushimi, Doganat nuk i binden Kryeministrit

Jul 24, 2016 | 21:14
SHPËRNDAJE

Pas miratimit të reformës në drejtësi nga parlamenti kryeministri Edi Rama shpalli përmes një statusi në ‘Facebook’, të hënën 25 Korrik ditë pushimi për administratën publike. Por përveç Kuvendit të Shqipërisë ku pritet të miratohen shtatë ligjet që shoqërojnë draftin e ri të ndryshimeve kushtetuese, e hëna do të jetë ditë pune edhe për punonjësit e doganave.largea_dogana1443108437

Përmes një e-maili drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Pranvera Fagu ka njoftuar administratën se 25 korriku do të jetë një ditë normale pune. Në urdhrin e kreut të doganave të siguruar nga ‘News 24’, thuhet se në kuadër të realizimit të objektivave për muajin korrik, meqenëse jemi në ditët e fundit të muajit, që përkon me mbylljen e planit dhe duke konsideruar se brenda këtij afati janë katër ditë të shtuna dhe të diela, dita e hënë 25 Korrik 2016, do të jetë një ditë normale pune.

Caktimi i ditës së hënë si ditë pushimi për administratën shtetërore, i propozuar nga kryeministri Rama, është botuar menjëherë ditën e premte në fletoren zyrtare. Në këtë propozim thuhet se “Ngarkohen institucionet e administratës shtetërore për zbatimin e këtij vendimi”.

Burimi: BalkanWeb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura