Qytetarët e parë në karantinë te Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve, Meta flet pas vizitës: Standarde optimale (FOTO)

Mar 21, 2020 | 13:33
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës Ilir Meta vizitoi sot paradite Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, të kthyer në një qendër karantinimi për shkak të pandemisë COVID 19.meta kavalishenca

Presidenti Meta vizitoi ambientet e kësaj qendre dhe u njoh nga personeli ushtarak e shëndetësor me masat e marra për garantimin e të gjitha standardeve të sigurisë shëndetësore të qytetarëve të cilët po trajtohen aktualisht.

“Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen aktualisht, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore”- tha Meta.

Meta shoqerohej ne kete vizite nga Këshilltari i Tij për Sigurinë Kombëtare, Bahri Shaqiri dhe Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi

Postimi i Metes 

Sot paradite inspektova Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, që është kthyer në një qendër karantinimi të standardeve optimale.
Edhe pse një numër i pakët qytetarësh po trajtohen aktualisht, kjo qendër i ka të gjitha kapacitetet për të pritur deri në 120 qytetarë me të gjitha standardet e sigurisë shëndetësore.
Falenderoj të gjithë personelin ushtarak dhe shëndetësor për gatishmërinë e tyre shembullore!
SË BASHKU PËR TË MBROJTUR SHËNDETIN E ÇDO QYTETARI! ??

meta meta kavalishenca meta kavalishenca1 meta kavalishenca2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura