Qindra viktima nga tërmeti katastrofik/ Presidenti Meta: Lutjet tona sot për popullin e Haitit. Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm

Aug 15, 2021 | 13:45
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta e konsideron trishtuese situatën në Haiti, ku deri më tani janë konfirmuar 304 viktima nga tërmeti katastrofik që goditi vendin. 

Meta Haiti

“Lutjet tona sot për popullin e Haitit”, shkruan Meta në “Twitter”, duke shtuar se duhet solidaritet ndërkombëtar për tejkalimin e pasojave.

Mesazhi i Metës

Lutjet tona sot për popullin e Haitit!

Trishtuese humbjet e jetëve, lëndimet dhe shkatërrimet nga tërmeti katastrofik.

Solidariteti ndërkombëtar, i domosdoshëm për tejkalimin e pasojave tragjike dhe rimëkëmbjen!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura