Qeveria e re/ PAN-i bëhet pishman, ja ç’do të kërkojnë tani

Aug 16, 2017 | 7:35
SHPËRNDAJE

Koalicioni PAN nuk do t’i përmbahet zotimit të dhënë javën e shkuar për pjesëmarrje në seancën konstitutive të Kuvendit, veprim që e kishte kushtëzuar me një takim konsultativ në të cilin do të vendosej që vazhdimi i seancës të organizohej për të enjten ose të premten.

pan

Kushti është përmbushur, por ky koalicion tani do kohë shtesë.

Burime të “Kohës Ditore” kanë thënë të martën se përfaqësuesit e të tria partive që përbëjnë koalicionin fitues relativ të zgjedhjeve të parakohshme do të kërkojnë në takimin konsultativ të së mërkurës që vazhdimi i seancës të thirret për javën e ardhshme.

“Përfaqësuesit e PDK-së, AAK-së dhe Nismës do të marrin pjesë në takimin konsultativ. Ka një përcaktim brenda koalicionit që të shkohet në seancë, por kohën e mbajtjes së saj është vendosur ta propozojë PDK-ja, meqë kryetarin e vet do ta kandidojë për kryeparlamentar”, ka thënë ky burim brenda koalicionit PAN.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura