Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, zyrtarisht me aksione në një kompani që organizon festa seksi

Jun 28, 2022 | 16:22
SHPËRNDAJE

Tatimpaguesit britanikë kanë tashmë zyrtarisht aksione në një kompani që organizon festa seksi.

maska

Një kredi qeveritare e dhënë për “Killing Kittens” për ta ndihmuar atë gjatë pandemisë është shndërruar në një aksion në bordin e kompanisë. Lajmi u konfirmua këtë të martë nga Banka Britanike e Biznesit.

Killing Kittens, një kompani private e cila organizon festa të të rriturve, siguroi investimin në vitin 2020 nga Fondi i Ardhmërisë i qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar, në kuadë të ndihmës së dhënë ndaj start-upeve për t’i mbijetuar krizës së krijuar nga pandemia e Covid-19.

Kompania u themelua nga Emma Sayle në vitin 2005 dhe organizon festa në vende ekskluzive, për anëtarët e përzgjedhur, ku sfidohen “stereotipet e vendosura gjinore”.

Kompania regjistroi një rritje prej 330% të klikimeve në faqen e internetit, duke u shndërruar gjatë pandemisë në “rrjetin social të të rriturve me rritjen më të shpejtë”.

Izolimi bëri që kompania të fokusohej në industrinë e teknologjisë së seksit.

Killing Kittens tani ka një aplikacion në celular që i lejon përdoruesit të takohen me njëri-tjetrin “për takime të rastësishme, miqësi, ose një marrëdhënie afatgjatë”, sipas një përshkrimi në faqen e saj të internetit .

Fondi i Ardhmërisë i qeverisë britanike i dha kompanisë një hua prej 170,000 £ (221,780 dollarë). Programi, i cili financohet nga të ardhurat tatimore , zakonisht ofron financim të borxhit midis 125,000 £ (153,000 dollarë) dhe 5 milion £ (6.1 milion dollarë) për kompanitë, me kusht që ato të paktën të përputhen me financimin nga investitorët privatë.

Qeveria ka marrë aksione në shumë kompani të tjera përmes fondit. Që nga marsi i këtij marsi, 337 kredi të konvertueshme që u kishte dhënë firmave në të gjithë vendin u kthyen gjithashtu në kapital.

I pyetur në lidhje me investimin e Killing Kittens të martën, një zëdhënës i Bankës Britanike të Biznesit tha se “aplikacionet që plotësonin të gjitha kriteret e pranueshmërisë morën investim”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura