Qetsor Ferunaj: Nuk kam turp të bëj shitësin e kafesë, deri sa të ridal në ekran

Nov 25, 2015 | 13:57
SHPËRNDAJE

12239399_10205233790511893_1504499849012862098_o

Në fillim të tetorit ishte moderatorja kryesore, Sonila Meço, ajo që dha lajmin e mbylljes së televizionit “Agon Channel”, me anë të një statusi në rrjetet sociale. Në postimin në fjalë ajo shkruante shprehimisht: ”Këtu ndalet një histori, që nisi më 5 prill 2013. Por nuk mbyllet, sepse pushtetet janë të përkohshme, shtypi e mediat të përjetshme”. Tashmë që ka kaluar më shumë se një muaj nga heqja e sinjalit, një tjetër moderator i programit të mëngjesit në këtë televizion dhe formateve të tjera, Qetsor Ferunaj, jep deklaratën e parë nga stafi se ky televizion do të rikthehet në transmetim. “Agon Channel” do të rikthehet. Kjo s’ka të bëjë me iluzione apo ëndrra”, tha ai.

Pyetjes se ku bazohet besimi i tij, Qetsor u shpreh: “Te nevoja e padiskutueshme e një televizioni ndryshe nga vizioni i së përditshmes, nga vizioni shumë largpamës i investitorit, dhe nga burime të tjera që s’i themi dot tani për tani. Ç’mund të shpreh tani është se pronari që e kishte, mund ta hapë sërish”. Në lidhje me angazhimin e tij tani që nuk punon në televizion, Qetsori u përgjigj: “Unë do të punoj në çdo lloj pune tjetër, deri sa televizioni të rikthehet. Aktualisht punoj me një shoqëri distributorësh kafeje. S’më vjen turp që fitoj duke shitur kafe, apo të fitoj nga puna që bëj vetë”, pohoi ai. Qetsor Ferunaj është një nga drejtuesit e parë të emisioneve që morën ofertë nga italiani Francesco Becchetti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura