“Qenka shkundur mirë! Po kishte njerëz brenda?”, Rama në QSUT: O Zot, veprimtari inxhinierike armiqësore

Dec 10, 2019 | 10:29
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër sot situatën e dëmeve në QSUT, të krijuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit që la pas 51 viktima dhe qindra të lënduar.ram

Nga tërmeti i fortë pësuan dëmtime të shumta edhe pavijone në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku në dy kardiologjitë ka pasur dëmtime të shumta në pjesën e mirëve dhe suvave të rëna dhe janë transferuar pacientët.

Teksa ka inspektuar dhomat e dëmtuara në këtë pjesë të spitalit, Rama ka pyetur nëse ka pasur pacientë brenda në momentin e dëmtimit.

Rama: Qenka shkundur mirë, por kishte njerëz këtu brenda?

Ministrja: Po kishte, por për fat të mirë asnjë pacient nuk është lënduar.

Rama: O zot, tendera mo tendera (sheh pjesën e trashësisë së suvasë)

Drejtori i QSUT: Suva mbi suva ka qenë, shumë e trashë

Ministrja: 5 cm shtresa e suvasë

Rama: O Zot, ja shikoje. Veprimtari inxhinierike armiqësore

Ndërkohë që edhe shërbime të tjera në QSUT kanë pasur probleme nga tërmeti. “Janë edhe shërbime të tjera në QSUT që kanë pësuar dëmtime, djegie plastika, në korridore, dhe aksesohet nga hyrje tjetër, dermatologjia dhe pediatria, kati i tretë njëra pjesë është izoluar”- tha Manastirliu.

Ne dalje nga QSUT, kryeministri eshte interesuar per pjesen e parkingut dhe se cfare po behet me punimet per rrugen.

Rama: Do bëhet ajo rrugë që të mbyllet kjo situatë. Nuk ka si stacion treni këtu, apo stacion vaporash që rrinë njerëzit. Duhet mbyllur përfundimisht. Disiplinimi brenda ka qenë pozitiv, që nuk hyjnë brenda siç hynin më parë. Tani nuk duhet të hyjnë dhe të rrinë nëpër oborr të spitalit. Kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Kjo është katastrofë.

Marreveshja me Turqine 

Kryeministri Rama deklaroi se qeveria po punon për të bërë marrëveshje me një kompani të madhe turke, per banesat qe do te ndërtohen në Shqipëri.

“Po bëjmë një negociim me një kompani të madhe turke të certefikuar që punon në Amerikë për një supermarrëveshje për shtëpitë antisizmike, ekologjike, kundër zjarrit dhe i thashë të na japin disa oferta për qendra shëndetësore sepse janë me një kosto më të ulët dhe janë super, dhe mund të bëjnë më shumë”, tha Rama

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura