Qëllon vëllain me gërshërë dhe leva hekuri, arrestohen

Aug 31, 2015 | 10:33
SHPËRNDAJE

Policia e Vlorës ka arrestuar dje dy persona pasi kanë goditur vëllain me gërshërë dhe leva hekuri. Në një njoftim të uniformave blu bëhet e ditur se janë vënë nën pranga  Musa  Malaj, 55 vjeç  dhe Edi  Malaj, 29 vjeç me banim në Hoshimë të Vlorës.

Policia e Vlores
Policia e Vlores

“Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Hoshtimë, në banesën e shtetasit, M.M., 62 vjeç, (vëllai i Musa Malaj). Shtetasit e mësipërm, kanë shkuar në banesën e këtij shtetasi, ku për motive të dobëta në fillim janë konfliktuar me fjalë dhe me vonë situata është tensionuar duke kaluar në konflikt fizik”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas uniformave blu gjatë konfliktit fizik, shtetasi M.M., është goditur disa hërë me mjet mprehës (gërshërë) në pjesën e brinjëve dhe është goditur gjithashtu me një levë hekuri në të gjithë trupin ku për pasojë ka marrë dëmtime të ndryshme në trup dhe është transportuar menjëherë në Spitalin e Vlorës për të marrë mjekimin e nevojshëm, ku sipas mjekëve  jashtë rrezikut për jetën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura