Qëllohet me armë zjarri drejt makinës së një 30-vjeçari, disa persona të shoqëruar. Policia jep detajet: Autorët mund të jenë…

Jun 29, 2020 | 13:18
SHPËRNDAJE

Policia ka dalë me njoftim zyrtar pasi u qëllua me armë zjarri mesditën e sotme drejt një makine në të cilën lëvizte një 30-vjeçar në Shkodër.

Korespondenti i Panorama bën me dije se është qëlluar ndaj një personi, por nuk raportohet për të lënduar për momentin.

Policia në një njoftim zyrtar bën me dije se “në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç”.

“Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes”.

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura