Putin i përgjigjet me hakmarrje Britanisë, pas dëbimit të diplomatëve rusë premton se…

Mar 15, 2018 | 17:20
SHPËRNDAJE

Pas vendimit te Britanise per debimin e 23 diplomateve ruse, ne vijim te masave ndeshkuese kunder Rusise, te cilen e quan pergjegjese per helmimin e ish agjentit rus dhe vajzes se tij, reagon me hakmarrje Rusia.

putin-2

Rusia do të dëbojë diplomatë britanikë “së shpejti”, tha ministri i saj i jashtëm, në përgjigje të dëbimit të 23 dërguesve rusë nga Britania. Sipas Lavrov, dëbimet do të “patjetër” të ndodhin, raporton BBC.

Britania e Madhe mori masat e saj pasi Moska refuzoi të shpjegojë se si u helmua një ish-spiun dhe vajza e tij në Britani të Madhe.

Moska mohon çdo përgjegjësi. Ministria e jashtme ruse i quajti deklaratat e kryeministres Theresa May “të çmendura”.

Pyetur se kur do te nisin debimet e diplomateve, Lavrov tha: “Absolutisht, shpejt, unë ju premtoj”.  Lavrov tha gjithashtu se qasja e Britanisë së Madhe për çështjen u shkaktua pjesërisht nga problemet e qeverisë mbi Brexit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura