“Puthja e dënimit”, burri përfundon me dy gra në shtëpi dhe në pritje të një fëmije

Nov 8, 2019 | 15:52
SHPËRNDAJE

Do t’ju duket e çuditshme pormiqësia mes një çifti dhe një femre ka përfunduar në një martesë treshe. Ata madje janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Brandon Tidd, 34 vjeç, nga Oregon dhe gruaja e tij Elizabeth, 23 vjeçe, u takuan me Shannon, 30 vjeçe, nga Ohio, në internet përmes një faqeje që ata drejtonin, duke u bërë shumë shpejt miq.

Ata i sygjeruan shoqes së tyre që të shkëputej nga familja dhe të jetonte me ta.

Gjatë kësaj bashkëjetesë treshe, ndërsa po luanin lojën “Thuaj të vërtetën ose guxo”, dy gratë i dhanë një puthje njëra tjetrës si pjesë e dënimit, të gjendura edhe nën efektin e alkoolit. Ditën tjetër kuptuan që ajo puthje nuk ishte “ndëshkim”, pasi e kishin shijuar.

Kështu nisi dhe kthesa në marrëdhënien e tyre miqësore, duke kaluar në një raport intim mes dy femrave dhe 34-vjeçarit, të cilit i pëlqeu ideja.

Në vitin 2018 Brandon dhe Elizabeth i propozuan Shannon për martesë dhe kjo e fundit pranoi duke u bërë kështu zyrtarisht pjesë e familjes së tyre. Pak kohë më pas Elizabeth mbeti shtatzënë. Lajmi i gëzuar për ta nuk mund të mbetej me kaq… duke vendosur që të tre së bashku të martohen.

Ky rast u publikua gjerë nga mediat britanike. Por komentet ishin më shumë paragjykuese për këtë martesë treshe. Megjithatë ata shprehen se ndjehen të lumtur të tre pranë njëri tjetrit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura