Pushteti lokal pa vizion komunitar

Mar 26, 2019 | 8:17
SHPËRNDAJE

MIRA PIRDENI* pirdeni

 

Komuniteti është një çështje kyçe për politikat publike. Qeveria nuk ka bërë përparim të rëndësishëm në krijimin e vetëdijes publike.

Prishja e komunitetit është një faktor rëndues në jetën e popullsisë se moshuar dhe fëmijëve dhe veçanërisht të grave të moshuara. Përparimet legjislative në vetvete janë pak të përdorshme nëse nuk shoqërohen me masa mbrojtëse, në favor të komuniteteve.

Tani është e qartë se për qeverinë  qasja e saj ndaj çështjes së komuniteteve “është ende e paqartë, gjë që është një shenjë e keqe edhe pse shoqëria e konsideron atë një problem të  rëndësishëm dhe kërkon zgjidhje”.

‘Racizmi strukturor’ në vend, gjithashtu do të thotë që më shumë njerëz të moshuar në përgjithësi janë më pak të mbuluar nga politikat publike.

Lulishtja pas kopshtit nr. 41 në qendër të Tiranës është historike, ajo është prishur gjatë proceseve demokratike kur familjet strehonin studentët në përleshjet me policinë e diktaturës.  Aty mund te ngrihej një monument për QYTETARËT që mbështetën ndryshimin në vitet ’90.

Monumentet janë dëshmi të madhështisë së njeriut dhe krijojnë një dialog midis qytetërimeve duke treguar shkallën në të cilën qeniet njerëzore janë të lidhura.

Këta banorë, 170 familje me 66%  popullsi të moshuar, kanë humbur jo vetëm lulishten e tyre plot pisha, stola, etj. nga betonimi, por dhe rrugën, e mbetur nga e kaluara, të këmbësorëve më e frekuentuara duke e kthyer në një vend të frikshëm sidomos për gratë dhe të rinjtë.

Gjatë viteve banorët e këtij komuniteti të qetë, plot personalitete me kontribute të spikatura, kanë parashtruar në vite ankesat e tyre në Njësinë bashkiake nr. 2 për të mare në konsideratë kthimin në identitet, të dhënat demografike dhe ndryshimin klimatik.

Pjesëmarrja e publikut krijon një politike publike më të mirë, vendimet në rang lokal janë  vendime të komunitetit dhe përpjekjet e përbashkëta japin më shumë rezultat në marrjen e vendimeve të arsyeshme dhe të drejta. Gratë në moshë të komunitetit duke parë indiferencën e plotë të pushtetit lokal, u përpoqën të sjellin shqetësimet e tyre nëpërmjet protestës paraqitur në TEMA TV. http://www.tematv.al/2018/10/11/bashkia-fundos-gjelb-rimin-p-r-parkim-dhe-kabina-elektrike-video

Aktualisht në Tiranë qeveria lokale po promovon dhunën institucionale, është agresive dhe jo tolerante, nuk ka dialog me anëtarët e komunitetit dhe organizatat e të moshuarve.  Takimi me deputeten e zonës znj Vasilika Hysi, me administratorin e  Njësisë bashkiake z. Pullazi, z. Elton Kacidhja dhe anëtarja e këshillit bashkiak, banore e Lulishtes, Bora Panajoti nuk  dha rezultat. As raporti ndërgjegjësues i OKB mbi moshimin ne Shqiperi. Lulishtja u betonua! Gjelbërimi u shkretua! Rruga e këmbësorëve u shndërrua në rrugicë me kthesa për një hardhi, jo plantacion. Në dritaret e të moshuarve vendosen makina, duke krijuar konflikt.
Të jetosh në komunitet në klimë të rrezikuar, duke përfshirë përballimin e stigmës sociale dhe abuzimit të qeverisë lokale, është një barrë e shtuar dhe e vështirë për t’u përballuar. Banorët ankohen për prishjen e ambientit të komunitetit, mungesën e frymëmarrjes për një vit rresht nga ndotja mjedisore dhe cilësia e dobët.

Programet dhe politikat nuk adresojnë dobësitë e personave që janë të ndjeshëm ndaj klimës dhe ambientit. Duke pasur parasysh kufizimet nga pensionet e varfëra, mungesën e aksesit në shërbime sociale dhe shëndetësore personat e moshuar janë  reduktuar ‘në një rol, pa rol’ ndërkohë që ata duan të jenë kontribues dhe aktivë në shoqëri.

Jetesa në varfëri është e dhimbshme pa marrë parasysh se çfarë është mosha jote, por është  veçanërisht e vështirë për të moshuarit, opsionet e të cilëve për të ikur nga varfëria janë të kufizuara.
Kështu, ky problem kronik vazhdon…!

 

 

*Drejtore ekzekutive

ASAG / Shoqëria Shqiptare për të gjitha Moshat.

Përfaqësuese kombëtare e INPEA / Rrjeti Ndërkombëtar Prevenimit Abuzimit me të Moshuarit

Anëtare e Këshillit te Përgjithshëm të EURAG / Federata Evropiane e Moshimit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura