“Punonjësit janë me leje”, këshilltari në Bashki denoncon: Qytetarëve s’i kthehet përgjigje

Sep 20, 2017 | 17:52
SHPËRNDAJE

Eljton Halimi, keshilltari i LSI-së ne Keshillin Bashkiak te Tiranes ka ngritur shqetësimin se Bashkia e Tiranës justifikon mungesën e zgjidhjes së problemeve të banorëve me arsyetimin e lejes së punonjësve.

Etjon-Halimi

REAGIMI NE FB:

Apel për zgjidhjen e shqetësimeve të qytetarëve!

Për të disatën herë kemi patur shqetësime nga banorë, të cilëve iu vonohen përgjigjiet nga Bashkia e Tiranës, me arsytimin e mungesës së punonjësve me leje.

Nisur nga përgjegjësia për qytetarët që përfaqësojmë, si dhe nga interesi për zgjidhjen sa më të shpejtë të shërbimeve që duhet të ofrohen në kohë dhe cilësi, kemi komunikuar me drejtuesit e Bashkisë, ku edhe pse disponimi i tyre ka qënë për zgjidhjen sa më të shpejtë të problematikës së hasur, përsëri qytetarët nuk kanë marë shërbimet e kërkuara.

Duke apeluar për zgjidhjen sa më të shpejtë të këtyre problematikave të hasura, besojmë që nuk do të përsëriten më në të ardhmen.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura