Publikohet dokumenti/ Sa paguanin shqiptarët për shëndetësinë në vitin 1939! Nga fjetja në spital deri tek operacionet, ja lista e çmimeve

Jul 11, 2022 | 19:31
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka publikuar një dokument, të shumë viteve më parë që tregon sa paguanin shqiptarët për shërbimet shëndetësore.

shendetesia

Në dokument është një listë me çmime që bëhej për shërbimet nga spital, nga fjetja deri te operacionet.

Dokumenti që arkivi publikon sot hedh dritë mbi tarifat që qytetarët paguanin në vitin 1939 për t’u shtruar në spital dhe për t’ju nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.

293169838_5386065931437283_9124950759184320716_n

“#AsgjëeRe, Listë çmimesh për shërbimet në spital, nga fjetja deri tek operacionet.

Me krjimin e shtetit shqiptar (1912) shëndetësia nuk ishte një sektor përbërës në qeverinë e re. Qeveria e drejtuar nga Ismail Qemali caktoi përfaqësuesin e saj, Dhimitër Beratin, të mbulonte median dhe problemet shëndetësore.

Më 1914, qeveria e krijuar nga Princ Vidi, ndërtoi një strukturë të re, duke ia besuar shëndetësinë ministrit të Arsimit Mihal Turtulli.

Më 1920 me qeverinë e dalë nga Kongresi i Lushnjës u krijua struktura e Drejtorisë së Përgjithshme të Shëndetësisë, e cila funksionoi si e tillë deri më 1944, kur u shndërrua në Ministri dhe për herë të parë u krijua Ministria e Shëndetësisë.

Dokumenti që arkivi publikon sot hedh dritë mbi tarifat që qytetarët paguanin në vitin 1939 për t’u shtruar në spital dhe për t’ju nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale”, shkruan Drejtoria e Arkivave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura