Publikohen pamjet e goditjes së autobusit serb me gurë (VIDEO)

Oct 7, 2015 | 21:27
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Pas mbërritjes në Tiranë të ekipit kombëtar serb të futbollit, mediat e këtij vendi deklaruan se incidente kanë shoqëruar udhëtimin e lojtarëve nga aeroporti drejt kryeqytetit shqiptar. Pas këtij lajmi ka reaguar edhe Policia e Shtetit duke njoftuar shkurtimisht se nuk ka pasur incidente gjatë shoqërimit të autobusit.

1592931571561556d1dae084130

21:27
Një video e xhiruar nga përfaqësuesit e Kombëtares serbë të futbollit gjatë kohës kur po shoqëroheshin nga Policia Shqiptare nga aeroporti i Rinasit drejt Tiranës, tregon momentin kur autobusi i tyre goditet me gurë. Video është publikuar në faqen e internetit të gazetës serbe “Blic”.

Goditja e autobusit serb me gurë

VIDEO/ Momenti i goditjes së autobusit të lojtarëve serbë me gurë

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Wednesday, 7 October 2015

20:45
Policia e Tiranës bën me dije se që nga momenti i zbritjes se lojtareve në aeroportin e Rinasit e deri në mbërritjen e delegacionit në hotelin ku janë akomoduar, ‘nuk është konstatuar asnjë problem’.
14224108305615732e19f2e0768
“Ne momentin e mberritjes perpara hotelit eshte vene re se nga krahu i drejtuesit te autobusit kishte nje plasaritje, e cila dyshohet se mund te jete gjuajtur ne nje distance te larget me gure. Policia po punon per verifikimin e te gjitha rrethanave dhe zbuluar autoresine dhe vendosjen perpara pergjegjesise personin qe ka kryer kete veprim”,-thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Autobusi i Kombëtares Serbe

VIDEO/ Intinerari që përshkoi autobusi i Kombëtares Serbe, nga Aeroporti deri ne Hotel

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Wednesday, 7 October 2015

19:00
Policia e Shtetit ka konfirmuar se për asnjë moment nuk është kërcënuar autobusi i kombëtares serbe dhe se lajmet e përhapura janë spekulime. Këtë e ka konformuar edhe mesfushori serb, Nemanja Matiç për “Blic”, i cili ka thënë se nuk është qëlluar për asnjë moment autobusi i tyre. 

Kombëtarja serbe në Tiranë

Kombëtarja serbe mbërrin në Hotel

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on Wednesday, 7 October 2015

18:40
Gazeta serbe “Kurir” shkruan se autobusi i kombëtares serbe është qëlluar me gurë teksa shkonte në Tiranë. Sipas burimeve për gazetën, nga sulmi me gurë është thyer një xham i autobusit, por asnjë nga lojtarët nuk është dëmtuar. Ndërkohë, nuk ka asnjë të dhënë nga autoritetet shqiptare për këtë incident.

Autobusi i kombëtares serbe

Autobusi i Kombëtares Serbe duke kaluar në sheshin “Skënderbej”

Posted by Gazeta Panorama Online (live updates) on ëednesday, 7 October 2015


18:00
Kombëtarja serbe ka mbërritur në Tiranë pasditen e së mërkurës. Pas uljes së avionit në Rinas, nën masa të rrepta sigurie ekipi serb i futbollit iu drejtua kryeqytetit shqiptar. 

Trafiku ne rrugen Tirane-Durres pas mberritjes se kombetares serbe ne Rinas
Trafiku ne rrugen Tirane-Durres pas mberritjes se kombetares serbe ne Rinas

Serbët do të kalojnë natën në Tiranë para se të nisen ditën e enjte drejt Elbasanit, ku i presin djemtë e Kombëtares për takimin eliminator “Francë 2016”.

Më herët, Policia e Kryeqytetit ka deklaruar se do të marrë masa të rrepta për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqiperi-Serbi, duke kaluar në shërbim të përforcuar.

Të gjithë komisariatet në zonat që ata kanë në juridiksion janë ngritur pika kontrolli dhe janë verifikuat të gjithë automjete për të cilat Policia ka pasur dyshime.

serbii
Njoftohet te gjithe drejtuesit e mjeteve se gjatë pasdites do të ketë bllokime të disa akseve në kryeqytet.

Nga ora 16 e 45 deri në orën 19:00 do të bllokohen segmentet Rinas­-Qafe Kashar, pjesa autostradës Tiranë- ­Durrës (hyrje – dalje) edhe rruga dytësore.

Bllokimi do të vazhdojë në të gjitha segmentet të cilat lidhen me Hotel “Sheratonin”.

Garda dhe policia do të mbajnë nën kontroll rrugët ku do të kalojë autobusi “Kthesa e Kamzës”, “Zogu i Zi”, “Rruga e Durrësit”, sheshi “Skënderbej” dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Policia rrugore kërkon mirëkuptimin e qytetarëve si dhe i falënderon për bashkëpunimin e treguar në të tilla raste.

Untitled-3
12092436_1168213306526059_2080342909_n

serbiaaa
aeroport_1444234756-4905691

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura