PSP propozon të publikohet “Bomba” për Sopotin mes Jankullovsës dhe Mijallkovit

Oct 18, 2017 | 12:35
SHPËRNDAJE

Prokuroria Speciale propozoi që në seancën gjyqësore për rastin “Sopoti” të dëgjohet biseda e përgjuar ndërmjet ish-ministres Gordana Jankullovska dhe ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, ku dëgjohen duke folur për Sopoti si një rast të montuar dhe pa prova, transmeton Express.

psp

PSP propozoi që të dëshmojnë edhe gjashtë agjentë të DSK-së që janë marrë me rastin. Por, do të dëgjohen edhe dy neuropsikiatër.

Prokuroria Speciale i dorëzoi edhe një CD me audio-incizime që brenda ka edhe materiale që nuk janë publikuar në opinion. Seanca e ardhshme do jetë më 23 nëntor./Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura