Pse Marjan Rroku nuk ka asnjë shans t’i shpëtojë burgimit të përjetshëm

Mar 1, 2016 | 17:13
SHPËRNDAJE

Marjan Rroku, ish-agjenti i SHIK-ut që vrau 15 vjet më parë Alda Canajn, së bashku me nënën e saj nuk ka asnjë shans që t’i shpëtojë dënimit me burgim të përjetshëm.

Marjan RrokuKjo, sepse Gjykata e Tiranës ka dhënë vendim të formës së prerë, çka do të thotë që Rroku nuk mund as ta apelojë dhe as të kërkojë ulje dënimi, apo lirim me kusht.

Në 16 korrik të vitit 2015 Gjykata e Lartë ka vendosur për mospranimin e kërkesës se tij për rishikimin e vendimit.

Në këtë formë u la në fuqi vendimi që e dënon Rrokun me burgim të përjetshëm për vrasjen e Mbarime dhe Alda Canajt, nënë e bijë, në vitin 2001.

40-vjeçari e ka bërë kërkesën menjëherë pas ekstradimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në shkurt të vitit 2014.

Në 24 mars, me ndihmën e përfaqësuesve të tij ligjor, ish-punonjësi i Shërbimit Informativ Kombëtar i kërkon Gjykatës së Lartë rishikimi e vendimit, prishjen e tij dhe rigjykim nga e parë në Gjykatën e faktit.

Kerkesa e Rrokut në Gjykatën të Lartë, e cila u rrefuzua
Kerkesa e Rrokut në Gjykatën të Lartë, e cila u rrefuzua

Marjan Rroku pretendon se gjykata nuk ka dëgjuar versionin e tij për ngjarjen, pasi procesi hetimor dhe ai gjyqësor më pas janë zhvilluar pra praninë e tij.

Togat e zeza, pasi ka studiuar dosjen, kanë konstatuar se pretendimet e ngritura nga Rroku nuk qëndrojë dhe për këtë arsye kanë vendosur të mos e pranojnë kërkesën e tij, duke i dhënë formë të prerë vendimit të dënimit me burg përjetë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura