Debati Lubonja-Kadare, dokumente që publikohen për herë të parë sot në ‘Të Paekspozuarit”

Sep 21, 2017 | 7:08
SHPËRNDAJE

Me temën “Lubonja kundër Kadaresë”, ditën e enjte në emisionin e gazetarit Ylli Rakipi, “Të Paekspozuarit”, dalin dokumenta ekskluzive që publikohen për herë të parë mbi të vërtetën e Fatos Lubonjës me Todi Lubonjën dhe Ismail Kadarenë.

Pse Ismail Kadare e sulmon Fatos Lubonjën? Ditët e fundit ata janë përfshirë në replika mes tyre. Fatos Lubonja njihet si një ndër kritikët më të fortë të Kadaresë në këto 25 vitet e fundit dhe në gjyqin e tij ka implikuar të atin dhe Kadarenë si frymëzues të leximeve të fshehta dhe mendimeve të gabuara.

Ndërsa, në emisionin “Të Paekspozuarti”, në “News 24”, për herë të parë do të publikohen dokumente sekrete nga gjyqi i Todi dhe Fatos Lubonjës. “Jam i mendimit që ne të marrim masat e duhura në bazë të dispozitave ligjore përkatëse, për mbajtjen pa leje të armëve dhe të këtyre dorëshkrimeve me përmbajtje armiqësore, si ndaj të pandehurit Llazar Lubonja, ashtu si dhe ndaj Todi Lubonjës dhe djalit të tij Fatos Lubonjës” thuhet në dokument.

Sakaq, Çili i është drejtuar Kadaresë me një letër, ku i kërkon që të hapë dosjen e tij gjatë regjimit komunist dhe sidomos gjyqin ndaj Todi Lubonjës dhe Fatos Lubonjës.

Në përgjigje të letrës së publicistit Henri Çili, Kadare shkruante se Lubonja vetë e kishte pranuar në gjyqin ndaj të atit, se Todi Lubonja ishte influencuar prej Kadaresë për t’u bërë armik i regjimit.

Mirëpo, Fatos Lubonja e ka hedhur poshtë këtë version. Ai ka thënë sot se Kadare ka transformuar gjithçka dhe kërkon të paraqesë një njeri tjetër nga ai çfarë ka qenë në ato vite.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura