“Pse heshti Berisha pas pazarit të 2017-ës?”/ Ish-presidenti Bamir Topi: SHBA e nxori Bashën nga të gjitha alibitë. Kreu i PD ekzekutoi një porosi për…

Sep 14, 2021 | 20:03
SHPËRNDAJE

Ish-presidenti Bamir Topi komentoi vendimin e kreut të PD-së Lulzim Basha për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar demokrat.

topi

Në intervistën në emisionin “Frontline” në “News24” Topi tha se beson që katalizatori kryesor në proces janë SHBA-të, që duke i kërkuar Bashës përjashtimin e Berishës i kanë hequr të gjitha alibitë.

Pyetjes:“Më mirë me, apo pa Berishën?”, Bamir Topi i Përgjigjet: “Emrat janë të rëndësishëm por më të rëndësishëm janë institucionet. Nëse do tu referohemi fjalës se Berishës për pazare, Berisha është disa vite me vonesë. Pazari më i përfolur në media është i vitit 2017. Del një pyetje, ky njeri ka qenë në dijeni apo jo? Nëse ka qenë në dijeni pse zgjodhi heshtjen. Gjithçka po bëhej në simbiozë, në dyshen Basha-Berisha. Faktet e ditëve të fundit po dëshmojnë diçka tjetër, që z. Berisha ka qëndruar në tërheqje duke shpresuar të ruajë një lloj status quo-je brenda PD. Besoj që katalizatori më i fortë në këtë proces janë SHBA-të. Edhe kur nuk ka qenë kryetar pushteti i Berishës në PD ka qenë i pranishëm. SHBA-të nxiti Bashën të dilte nga të gjitha alibitë, sipas zërave janë shprehur në takime të tjera, që e ka pasur një pengesë në rrugëtimin e tij. Veprimi i Bashës është një ekzekutim i një porosie shumë dashamirëse që është dhënë për demokratizimin e PD”.

Ish-kreu i shtetit tha se Edi Rama është njeriu më i privilegjuar në këto momente, ndërsa shtoi se ai duhet të artikulohet për ngjarje të tilla të rëndësishme.

A kishte nevojë? Sigurisht që kishte shumë nevojë. Që nga 1990-ta të gjitha vendet e Evropës Demokratike i kanë ricikluar elitat e tyre politike disa herë. Kanë ardhur, kanë ikur disa presidentë të SHBA-ve. Ne kujtojmë që një pozicion, kryetari i partisë, të është dhënë dhe mund të ikësh kur të duash ti. Prandaj ajo që u tha, u tha në formë ultimative”, shprehet Topi.

Sipas meje dielli nuk rrotullohet rreth Berishës dhe Bashës, është një çështje ekskluzive e PD-së. Edhe për pak desh i iku PD-së aleati strategjik”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura