VIDEO/ Protesta të dhunshme në Malin e Zi, dhjetëra policë e protestues të plagosur. Përplasja ndodhi pasi… Reagon edhe BE

May 14, 2020 | 20:46
SHPËRNDAJE

Protestat e dhunshme tronditën disa qytete në Mal të Zi të mërkurën mbrëma pasi policia arrestoi një peshkop të Kishës Ortodokse Serbe dhe disa priftërinj për udhëheqjen e një procesimi fetar në kundërshtim të ndalimit të qeverisë për tubime publike për shkak të koronavirusit.

Police-during-the-protests-in-Pljevlja-1024x510

Policia luftoi me protestuesit në Pljevlja dhe Nikshiq me gaz lotsjellës, duke lënë dhjetëra oficerë policie dhe protestues të plagosur. Protestat u zhvilluan gjithashtu në Budva, Berane dhe kryeqytetin, Podgorica.

Protestuesit kërkuan lirimin e Peshkopit Joanikije të Nikshiqit dhe shtatë priftërinj të tjerë të akuzuar për kryerjen e procesionit të paligjshëm në qytet. Ndërsa disa media akuzuan policinë se po përdorte forcë të tepërt ndaj protestuesve, drejtoria e policisë pretendoi se disa nga protestuesit kishin hedhur gurë, duke plagosur 22 policë.

Rektori i shkollës së teologjisë Cetinje, Gojko Perovic, akuzoi autoritetet për përdorimin e forcës së tepërt. “Ne u bëjmë thirrje atyre që të ndalojnë sjelljen e tyre të dhunshme ndaj protestave paqësore dhe jo të dhunshme. Shtë e qartë se padrejtësia ka tejkaluar çdo masë”, tha Perovic në një njoftim për shtyp.

Protestat sollën edhe reagimin e Bashkimit Evropian. Brukseli thekson se do të “vëzhgojë nga afër zhvillimet” në Mal të Zi, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE) Ana Pisonero.

“Ne i bëjmë thirrje të gjitha palëve të tregojnë përmbajtje dhe të respektojnë sundimin e ligjit. Të gjitha shkeljet e mundshme të ligjit, duhet të zgjidhen nga institucionet kompetente, në përputhje me legjislacionin kombëtar dhe standardet ndërkombëtare “, tha Pisonero gjatë një konference për media në Bruksel.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura