“Projekt i jashtëligjshëm”, Basha publikon dokumentet: Nuk lejohet prishja e banesave pa…

Nov 14, 2018 | 17:20
SHPËRNDAJE

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë në një takim me banorët e Unazë së re, shtëpitë e cilëve preken nga ndërtimi i rrugës së re në këtë zonë.

Sipas Bashës, Partia Demokratike pas një hetimi disa ditor kanë ndalë në dritë disa fakte tronditëse.

Kryetari i PD, në deklaratën për mediat tregoi dhe dy dokumente që sipas tij nuk lejojnë prishjen e banesave ma u marrë dëmshpërblimi.

Basha tek unaza e re

Cila ishte arsyeja e takimit?

Arsyeja e këtij takimi ishte për të treguar disa të vërteta për shkeljet ligjore, pasi e ligjshme është vetëm protesta e tyre. Pas një hetimi disa ditor kanë dalë fakte tronditëse, pasi projekti është i pa kërkuar, firma e ka paraqitur jashtë normave, pasi ky projekt është për autostradë dhe jo për këtë rrugë. E dyta është skema korruptive e tenderit. E treta është paligjshmëria e këtij investimi, pasi duhet miratuar nga pushteti vendor. Institucioni që duhet të dilte përpara këtyre banorëve, bashkia ka në krye një shpifësirë që e ka shpirtin më të zi se plehrat e sharrës.

Kam në dorë një VKM, që thotë se ata që janë në proces legalizimi shtëpitë e të tyre do të shpërblehen plotësisht me vlerën e tregut, pra precedenti ligjor është i qartë. Paratë duhet të merren pa lëvizur lopata e parë.

Çfarë do bëni nëse qeveria nuk tërhiqet?

Para disa muajsh më keni pyetur për Teatrin dhe kam thënë që është vija e kuqe. Ashtu si Teatri është vija e kuqe këtu është dy herë vija e kuqe, qytetarëve u lind e drejta që të përballen me çdo formë dhe çdo mjet dhe opozita do jetë në krahun e tyre.

DOKUMENTET QË U REFERUA BASHA

VKM PROCES LEGALIZIMI e vitit 2011 tregon standartin ligjor të vendosur nga qeveria “Berisha”, që pronarët e banesave në proces legalizimi të kompensohen me vlerë të plotë tregu, kur banesat e tyre preken nga projektet me interes publik.

VKM SHPRONËSIMET e vitit 2012 provon që për projektin e Unazës së Madhe janë kompensuar me vlerë të plotë tregu edhe banesa që janë klasifikuar nga ALUIZNI në kategorinë “Proces legalizimi”.

VKM qe publikoi basha

vkm qe publikoi bashaa

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura