Profil/ Njihuni me Sarën, vajza nga Mallakastra që ka bërë emër mes shkencëtarëve të SHBA-së

Oct 19, 2018 | 10:31
SHPËRNDAJE

Sara-Lamce“Biokimistja e madhe nga Shqipëria e vogël, po realizon me sukses projekte të jashtëzakonshme për barna të reja terapeutike me bazë proteina për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, përfshirë Alzheimerin.”

Kështu shkruante ditët e fundit buleti shkencor i Laburatorit Kombëtar të Los Alamos (laboratori ku u ndërtua bomba e parë atomike në botë që u përdor në  Luftën e Dytë Botërore) për studiuesen shqiptare e diplomuar në fushën e biokimisë në SHBA, Sara Lamçe. 

Ajo është diplomuar për biochemistry dhe është bërë e njohur në rrethet shkencore në SHBA, por jo vetëm për kërkime të sukseshme kimi teorik (computationalchemistryresearch) me objekt studimi rritjen e efikasitetit të monooksigjenës për prodhimin e prekursorëve të polimerit dhe përdorimin e teknologjisë së qelizave mikrobiale ‘Smart’. Arritjet e saj tashmë i kanë kapërcyer kufijtë e Laboratorit “Los Alamos National Laboratory B-11” (Bioenergjia dhe Shkencave Biome), ku ajo ka bërë kërkimet e famshme dhe kanë marrë rrugën e projekteve për tu zbatuar në praktikë.

Sara është diplomuar për biokimi dhe fillimisht ka bërë kërkime në kiminë kompjuterike, në Universitetin Seton Hall në Nju Xhersi ku ka bërë prezantime të shumëfishta dhe me zbulimet e saj interesante ka fituar disa çmime. Ajo ishte një nga pesë studiuesit që u vlerësuan maksimalisht për prezantimet e tyre kërkimore shkencore që u kualifikuan në Simpoziumin e 5 Marsit 2018 në Qendrën Shkencore të Lirisë dhe punon që këto zbulime ti zhvillojë në Departamentin e Laboratorit të Energjisë, në New Mexico duke i dhënë jetë një projekti që mbështet industrinë e biokarburanteve.

Sara-Lamce1Sukseseve të biokimistes nga Shqipëria,  faqja zyrtare e Kolegjit të Arteve dhe të Shkencës , “Seton HALL University” i ka kushtuar disa shkrime, në të cilat veçon kotributin e saj  për këtë çeshtje shumë të ndjeshme në shoqërinë amerikane dhe në botë. “Për këto studime, Sara Lamcaj, bëhet e ditur aty,  ka marrë çmimin në Proline dhe është zgjedhur për një stazh post-diplomë në Los Alamos National, Laboratory në New Mexico. Përveç ekspertizës në fushën e biologjisë molekulare dhe biokimisë, bashkë me drejtuesin e saj në këtë fushë, Profesor Barry, një ekspert i shquar ky në manipulimin e mikroalgave dhe metabolizmit të metaleve, tashmë Lamçaj vijon të punojë për zbulimin e algave si një alternativë e besueshme për karburantet tradicionale të naftës. Ajo është e vetmja praktikante e zgjedhur nga Programi i Praktikimit të Laboratorit të Universitetit të Shkencave të Departamentit të Energjisë, qendër shumë e njohur kjo e kërkimit shkencor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që daton që nga vitet 1940.

Sara Lamçaj pas praktikës në këtë qendër synon të bëhet anëtar në laborator deri në dy vjet, ndërsa shqyrton mundësitë për hapin e saj të ardhshëm për një karrierë kërkimore dhe përfundimin e dy studimeve që ka nisur.

Shkenctari, Stephen Kelty me emër të madh në Amerikë shprehet se të kesh Sarën pjesë të ekipit  në këtë projekt të rëndësishëm është më shumë se kënaqësi. Projekti ynë kombinon elementë të kimisë, fizikës dhe shkencës kompjuterike ku Sara përshtatet në mënyrë të përkryer”.

Lamçaj ka përfunduar kërkimet mbi përdorimin e aminoacideve në barnat terapeutike dhe në Los Alamos vazhdon hulumtimet për algat si një alternativë të mundshme ndaj karburanteve me naftë.

Lamçaj është një avokate për mjedisin dhe është shumë e entuziazmuar për studimin e zëvendësimit të karburanteve dhe produkteve të derivateve të naftës dhe kthimin e dëmeve që njerëzit kanë pasur në mjedis. Ajo pohon se në Seton Hall ka zhvilluar disa miqësi të mrekullueshme dhe mundësi për të punuar dhe për t’u mësuar nga disa nga profesionistët më të mirë në fushën e biokimisë.

“Përvojat e mia në Seton Hall nga kryerja e hulumtimeve për dy vjet më kanë frymëzuar të përdor kuriozitetin për shkencën për të ndjekur një karrierë në kërkime”, shprehet ajo

Stephen Kelty, profesor në projektin për aminoacidet, thotë se Lamcaj shpejt kuptoi konceptet dhe metodat, duke u bërë pjesë integrale e ekipit dhe emërimi i Lamçaj në LosAlamos është një përshtatje e përsosur për të dhe dëshirat e saj kërkimore. Ajo shton profesori i shquar ka entuziazmin dhe këmbënguljen për të trajtuar probleme sfiduese dhe është një shkencëtare e talentuar.”

Sara-Lamce2
Prinderit e Sarës, Aleksandri dhe Dona

Sara Lamçe është vajza e një çifti nga Mallakastra që emigroi në Amerikë në mesin e viteve 90. Aleksandri, i ati i saj, ka shërbyer për shumë vite në Forcat e Armatosura në repartet më të skajshme të Shqipërisë dhe njihet si një oficer i talentuar që ka lënë gjurmë te shumë breza ushtarakësh për integritetin e spikatur dhe aftësitë e larta profesionale. Sakaq, Dona, e ëma e Sarës kujtohet nga të njohurit për cilësi  e virtyte të larta gjatë kohës që ka shërbyer për komunitetin në zonat e largëta të vendit. Sara është krenare që është bija e tyre dhe shprehet se pa përkujdesjen dhe kontributin e prindërve nuk do të ishte kurrë kjo që është sot.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura