Probleme me zemrën, Vuçiç shtrohet në spital

Nov 16, 2019 | 9:58
SHPËRNDAJE

auto_vucici-780x4391570904305

Presidenti serb Aleksandar Vuciq, është shtruar në spital pasi ka përjetuar probleme me zemrën. Lajmi është konfirmuar nga zyra e tij.

Një zyrtar qeveritar që foli në kushte anonimiteti i tha Reuters të Shtunën: “Presidenti tani është i qëndrueshëm”.

Vuçiq, 49-vjeç, u pranua në një spital ushtarak në Beograd për shkak të problemeve kardiovaskulare të Premten, thuhet në një deklaratë nga zyra e tij.

Vuçiç u bë kryeministër i Serbisë në vitin 2014 dhe u zgjodh president në 2017.

Megjithëse roli presidencial është ceremonial, ai mban kontrollin politik si kryetar i Partisë Progresive Serbe, e cila ka qenë në pushtet që nga 2012./Ekspress

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura