‘Printoni ose fotografoni biletat, mos merrni familjarët t’ju shoqërojnë”, Aviacioni Civil me njoftim të rëndësishëm për ata që kanë fluturime, përveç Italisë

Mar 12, 2020 | 14:27
SHPËRNDAJE

Pas vendimit per shtetrrethim dhe ndalimin e qarkullimit te gjithe automjeteve private dhe urbaneve, edhe atyre qe te cojne ne Rinas, Autoriteti i Aviacionit Civil ka dale me nje njoftim te rendesishem, per te gjihe ata qe kane bileta te prera per fluturimeve, pervec Italise qe tashme eshte pezulluar.koronavirus-rinas15

“Thirrja është edhe për të gjithë pasagjerët që kanë për të udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, përveç drejt destinacioneve Italiane, fluturimi drejt të cilave është ndaluar, që të kenë gati të printuar ose me foto biletat e tyre të udhëtimit. Bileta si evidencë e udhëtimit është e domosdoshme nëse do doni të kapni fluturimin tuaj. Gjithashtu, në kushtet e kufizimit të qarkullimit, lejojini kohë shtesë vetes për të kapur fluturimin tuaj”- thuhet ne njoftim.

Kujdes, mos merrni me vete familjare qe t’u shoqerojne, pasi nuk do te lejohen.

 

Njoftimi i Autoritetit te Aviacionit Civil

KUJDES, LEXO!

Vëmendje e domosdoshme dhe e menjëhershme për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, shoqërinë “Albcontrol”, furnizuesit me karburant të avioni “Air BP” dhe “A&V Gas”, shoqërinë e pastrimit dhe mirëmbajtjes së Aeroportit, kompanive të kateringut “ICSI” dhe “IBN”, kompanive ajrore “Air Albania” dhe “Albawings”, të marrin masa për akreditimin e stafit kyç të tyre pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për lëvizjet e tyre nga/për Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” me qëllim garantimin e vijimit të operimit të infrastrukturës kyçe të transportit ajror vendas.

Shoqëritë e sipërpërmendura duhet të kufizojnë qarkullimin dhe marrjen e akreditimit vetëm për personelin kyç që nevojitet për vijimin e operimeve.

Ky kufizim hyn në fuqi nesër, e Premte 13 Mars, ora 06:00 e mëngjesit, deri në mesnatën 00:00 të së Dielës 15 Mars 2020.

Thirrja është edhe për të gjithë pasagjerët që kanë për të udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, përveç drejt destinacioneve Italiane, fluturimi drejt të cilave është ndaluar, që të kenë gati të printuar ose me foto biletat e tyre të udhëtimit. Bileta si evidencë e udhëtimit është e domosdoshme nëse do doni të kapni fluturimin tuaj. Gjithashtu, në kushtet e kufizimit të qarkullimit, lejojini kohë shtesë vetes për të kapur fluturimin tuaj.

Shumë e rëndësishme që të qartësohet se këto nuk janë rrethana normale, prandaj u bëhet thirrje të gjithë familjarëve të pasgjerëve që do të udhëtojnë, mos i shoqëroni ata për në aeroport! Familjarët nuk do të lejohet të shoqërojnë pasagjerët për në aeroport. Mos e merrni këtë iniciativë, Policia e Shtetit nuk do t’ju lejojë.

Autoriteti Aviacionit Civil është në dispozicion për t’ju përgjigjur pyetjeve tuaja në çdo kohë, këtu në Facebook ose tek [email protected]

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura