“Bularati”, paralajmëron Meta: Shërbimet të hapin sytë, të përgatitemi për …

Nov 15, 2018 | 23:50
SHPËRNDAJE

Presidenti Meta, i ftuar mbrëmjen e sotme në Open të gazetares Eni Vasili, foli edhe për çështjen e Bularatit, duke e cilësuar atë si aspak rastësore, madje tha se duhet të përgatitemi me provokime të tjera.

Ai tha se ka paralajmëruar edhe shërbimet në vend që të “hapin sytë”.

meta

“E rëndësishme të bëhet një analizë më e plotë e gjithë administrimit të një situate të tillë e të përgatitemi për provokime të tjera, sepse kemi përpjekje në vazhdimësi për të stisur raporte të paqena në funksion të axhendave të ndryshme që si shpërbejnë paqes në rajon”, tha Meta.

“I kam paralajmëruar shërbimet tona të hapin sytë prej kohësh për situata të tilla që s’janë sporadike”, shtoi kreu i shtetit.

“Kemi të bëjmë me një provokim të qëllimshëm dhe një përpjekje për të përshkallëzuar tensionet. Duhet të jemi të qetë në teorikë dhe të përmbajtur dhe të vendosur në respektimin e ligjeve tona”, shtoi Presidenti.

Do ndikojë ngjarja në Bularat negociatat me Shqipërisë e Greqisë?

“S’ka arsye pse duhet të ndikojë. Duhet të mbetet një ngjarje e izoluar, por përpjekjet për acarimet e marrëdhënieve shqiptaro-greke do vijojë. E rëndësishme që ne të jemi të qetë dhe të përmbajtur”.

WhatsApp Image 2018-11-15 at 11.52.24 PM (1)

***

Presione nga ndërkombëtaret për dekretimin e Sandër Lleshit? Ja përgjigja e Presidentit…

Ka pasur presione nga ndërkombëtaret për dekretimin e Sandër Lleshit ministër të Brendshëm?

WhatsApp Image 2018-11-15 at 21.32.04

Presidenti Ilir Meta, pyetjes në emision “Open” në Top Channel, iu përgjigj duke thënë se kur bëhet fjala për të kryer punën e tij, nuk pyet për presione.

“E rëndësishme të jetë funksionale Kushtetuta”, u shpreh kreu i shtetit. Ai tha se, asnjëherë nuk do të shkelte Kushtetutën edhe nëse do të ja kërkonin ndërkombëtarët.

Afati për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër i Brendshëm skadon ditën e premte. Kreu i shtetit ka më shumë se 24 orë për të marrë një vendim nëse do dekretojë ose jo propozimin e kryeministrit Rama, dërguar në Presidencë për herë të dytë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura