Presidenti Meta në meshën e shenjtë të Javës së Madhe të Pashkës në Katedralen e Civita: Të dyfishojmë përpjekjet që trashëgimia kulturore Arbëreshe të jetë në UNESCO

Apr 20, 2022 | 9:44
SHPËRNDAJE

278706374_534108651417708_1662355805562758416_n

Presidenti Ilir Meta, gjatë vizitës së tij zyrtare në Kalabri, u prit edhe nga Ipeshkvi i Eparkisë së Ungrës, Hirësia e Tij Donato Oliverio në Katedralen e Civita.

Meta mori pjesë në meshën e shenjtë të Javës së Madhe të Pashkës.

Kreu i shtetit ne nje postim ne rrjetet sociale thote se shprehu “mirënjohje të thellë për veprimtarinë e çmuar të Hirësi Oliverio në mbështetje të bashkësisë Arbëreshe në Itali, në veçanti për përpjekjet e Tij të pareshtura në ruajtjen dhe përcjelljen e riteve fetare dhe të traditave kishtare në gjuhën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

 

Postimi i Presidentit Ilir Meta

??❤️?? Një pritje e ngrohtë nga Ipeshkvi i Eparkisë së Ungrës, Hirësia e Tij Donato Oliverio në Katedralen e Civita, ku pata gjithashtu kënaqësinë e veçantë të merrja pjesë në meshën e shenjtë të Javës së Madhe të Pashkës.

Mirënjohje të thellë për veprimtarinë e çmuar të Hirësi Oliverio në mbështetje të bashkësisë Arbëreshe në Itali, në veçanti për përpjekjet e Tij të pareshtura në ruajtjen dhe përcjelljen e riteve fetare dhe të traditave kishtare në gjuhën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

278707825_534108781417695_3154931232948039904_n

Të dyfishojmë përpjekjet tona që trashëgimia kulturore Arbëreshe, “Moti i Madh”, të jetë pjesë e UNESCO-s, sepse është një pasuri unike jo vetëm për Shqipërinë dhe Italinë, por edhe për Europën dhe botën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura