Presidenti Meta e nis ditën me ndjesë publike, ka edhe një falenderim të vonuar. Ja për cilët (VIDEO)

Feb 27, 2020 | 8:22
SHPËRNDAJE

Presidenti i vendit, Ilir Meta, duke perseritur edhe sot ftesen per shqiptaret te behen bashke ne Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars, u ka kthyer pergjigje dy moderatoreve te emisionit investigativ STOP, Saimir Kodres dhe Gent Zenelaj, qe deklaruan mbreme se do te jene edhe ata ne bulevard, e “kritikuan” kreun e shtetit, pse nuk i permendi edhe ata.Meta konferenca Etilda Gjonaj1

“Bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte ?, nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica”- shkruan Presidenti Meta, ne nje postim te bere sot ne mengjes ne faqen e tij ne Facebook.

Postimi i Metës

E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit! ?
Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim “paksa të vonuar” por që s’do të mungonte ?, nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.
Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit. ??

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura