Presidenti i “Europa Nostra”, letër Ramës: Mos e shembni Teatrin, s’jemi dakord me ata që mendojnë se…

Jul 19, 2018 | 17:07
SHPËRNDAJE

Presidenti i “Europa Nostra”, Hermann Parzinger, i ka drejtuar një letër publike kryeministrit të vendit, Edi Rama, ku i ka shprehur shqetësimin e tij për shembjen e Tetarit Kombëtar, duke i kërkuar që ta rishikojë edhe një herë këtë vendim.

Në letrën zyrtare ai shkruan ndër të tjera se “ Tetari Kombëtar, i ndërtuar më 1938 nga arkitekti italian Giulio Berte, është një ndër monumentet më të rëndësishme kulturore në Tiranë, dhe një ndër hapësirat publike dhe sociale më të rëndësishme të qytetit. Tetari është një shembull i arkitekturës moderne italiane nga ajo periudhë dhe është e vetmja trashëgimi kulturore e mbijetuar në qytet”.

“Në respekt të kësaj, ne nuk jemi dakord me çfarëdo mendimi që shprehet se kjo ndërtesë ka pak ose aspak vlerë historike, kulturore apo sociale. Në të kundërt, Europa Nostra beson se vlerat e shquara europiane të kësaj prone publike, i tejkalon përfitimet afatshkurta që duhet të fitohen nga kjo prishje”, thuhet në letër.

“Europa Nostra ka interes të veçantë në trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, dhe prej vitesh i ka ndjekur nga afër zhvillimet aty. Ekzaktësisht, në vitin 2013 dhe 2018 Amfiteatri Romak në Durrës dhe Kisha post-bizantine në Voskopojë dhe Vithkuq, janë përfshirë në listën e “7 sitet trashëgimore më të rrezikuara” në Europë. Ne gjithashtu po ndjekim nga afër zhvillimet në Berat dhe Gjirokastër, të përfshira në “Trashëgiminë Botërore të UNESCO”.

“Pavarësisht rrethanave të vështira, ne kemi marrë mbështetje nga zhvillimet pozitive në secilin nga këto site trashëgimore, falë vullnetit të autoriteteve shqiptare për t’u futur në dialog me të gjitha palët e interesuara, për të marrë në konsideratë kërkesat e secilës palë. Duke pasur parasysh këtë, ne ju bëjmë thirrje që të përdorni pozicionin dhe influencës tuaj, për të mbrojtur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë”, përfundon letra drejtuar Ramës.

f8883dca-6a01-4cf4-b46e-8534d62c63f1

8c99554e-6249-4bb2-a27e-09d39016f36d

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura