Presidenti, aleat i Putinit pëson aksident. Dalin pamjet e përplasjes (VIDEO)

Sep 10, 2018 | 8:38
SHPËRNDAJE

Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon mbeti i plagpsur, pasi makina me të cilën po udhëtonte u përfshi në një aksident trafik.

BBC ben me dije se presidneti Dodon ka pësuar vetëm disa gërvishtje dhe ka disa hematoma nga aksidenti, që ndodhi në veri të kryeqytetit moldav, Kishiniev.

Këshilltari i presidentit, Maksim Lebedinschi tha se aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Straseni, kur makinat, pjesë e eskortës së presidentit, u përplasën me një makinë, teksa ishin duke tejkaluar një automjet tjetër.

43-vjeçari, një aleat i Vladimir Putinit të Rusisë, ka udhëhequr ish-Republikën Sovjetike që nga dhjetori 2016.

2

1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura