Presidencialet në SHBA/ Tahiri i uron fitore Donald Trumpit

May 24, 2016 | 21:09
SHPËRNDAJE

Deputeti i koalicionit të majtë, Dashamir Tahiri i ka uruar fitore në garën për president në SHBA kandidatit Donald Trump. Deputeti i PDIU-së, Tahiri shkruan kështu në një status në profilin e tij në Facebook:

“Uragani drejt fitores po fillon! Nuk ka mbetur edhe shumë kohë nga zgjedhja e Presidentit të Ri në Sh.B.A e një shteti mik që gjithnjë ka qenë krah dhe shpresë lirie e Shqipërisë dhe e Çamërisë në veçanti. Le ti urojmë Z.Donald Trump Fitore dhe suksese në punën e Tij për drejtimin e këtij shteti më të fuqishëm në botë. I përgëzoj të gjithë patriotët që e mbështesin Atë…”.

Statusi i Dashamir Tahirit
Statusi i Dashamir Tahirit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura