Premtimi i ‘çmendur’ i ish-deputetit: Do e bëj bashkinë si Teksasi

Dec 3, 2017 | 10:55
SHPËRNDAJE

I pyetur sot në “Xing me Ermalin” nëse do të hedhë kandidaturën për kryetar bashkie në Lezhë, Eduart Ndocaj u përgjigj me bindje se ka ardhur koha që të kandidojë e madje deklaroi se nëse zgjidhet kryetar bashkie, Lezhën do e bëjë si Texas.

64349-640-0-5a230e5a57bf3

“Ka ardhur koha,absolutisht që do kandidoj për Bashkinë e Lezhës. Ka ardhur koha që edhe Lezha të ketë një njeri që e do me të vërtet dhe ta kthejë në identitet”, u shpreh Ndocaj.

“Mos do ta bësh gjë Lezhën si Texas?”, e pyeti moderatori Ermal Mamaqi. “Do ishte e jashtëzakonshme. Po u zgjodha kryetar bashkie pika kyçe do jetë binjakëzimi me Texas-in”, deklaroi Ndocaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura