Premtimet për rritje pagash, ish-drejtoresha e Tatimeve të Ramës: Kryeministri nuk bëri asnjë lëvizje kur vendin e goditi pandemia, kujtohet sot në prag të zgjedhjeve!

Mar 30, 2023 | 7:00
SHPËRNDAJE

Ish-drejtoresha e Tatimeve në qeverisjen Rama, Briseida Shehaj ka komentuar mbrëmjen e sotme pakon e prezantuar nga kryeministri në prag të zgjedhjeve lokale.

Euro-Parate-Rroga-859182757123-696x392-1

E ftuar në Syri TV, Shehaj u shpreh se Rama nuk është shqetësuar për qytetarët as në kohën e pandemisë ku situata ishte shumë e rëndë.

“Në fakt ajo që po kuptoj nga veprimet jo vetëm të Ramës por edhe agresivitetin dhe histerizmin e  Erion Veliajt që inkriminonte veten se dinte gjoba e nuk i denonconte. Këta kanë një hall shumë të madh lidhur edhe me premtimin e Këlliçit për transportin falas për te cilin përballë ke personin e parë që ishte skeptik dhe në momentin që ti e dëgjon dhe sheh faktet që ç’ka flitet për buxhetin ti e sheh se është diçka e mundshme.

Edi Rama e ka të qartë se kjo që po bën është e ndaluar me ligj sepse po ndalohen drejtorët e hipotekave dhe shumë titullar të tjerë që janë futur në lojë por ndalohen dhe po gjobitën persona të tjerë që janë pjesë e administratës qendrore të ndërhyrë në fushatë.

Fondet publike nuk duhet të angazhohen në fushatë qoftë qendrore por edhe vendore. Qytetarët shqiptar kishin shumë nevojë gjatë pandemisë dhe filloi kriza e inflacionit Rama nuk u kujtua për qytetarët dhe ndërkohë Rama kujtohet sot për një pakte 5 mijë lekshe për t’u blerë votën duke e kthyer buxhetin e shtetit i një thes ku të blejnë zgjedhjet.

Për pagën minimale nuk merrem fare se është vetëm për efekt tatimi dhe nuk gjeneron asgjë për xhepat e qytetarëve. Kishim kohë që nuk e kishim parë Ramën të shqetësohej dhe ti qante hallet qytetarëve në gjithë këto vite. Unë pashë që edhe Veliaj ishte në një gjendje shumë të keqe duke thënë shumë gjëra të rënda si ajo e punës me gjobat dhe nuk i kishte kallëzuar penalisht”, tha ajo ndër të tjera.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura