Premio 100 mijë euro, Daja: Bëjmë lojën tonë, jemi rritur shumë

Jul 27, 2017 | 10:22
SHPËRNDAJE

Skënderbeu do të kërkojë të përsërisë historinë. Ashtu si dy sezone më parë, kur mbërriti në fazën e grupeve të Ligës së Europës, skuadra korçare synon të njëjtën gjë.

Mllada-Skenderbeu

Sot do të luajë aktin e parë të turit të tretë ku do të ketë përballë Mladën. Burime të gazetës bëjnë të ditur se presidenti ka vendosur një premio prej 100 mijë eurosh për kualifikimin në turin tjetër.

takaj

Një stimul për ekipin që të bëjë gjithçka për të shkuar në Play-off. Duke parë paraqitjen në dy sfidat ndaj Kairatit, në Korçë kanë shumë besim se mund të marrin rezultat pozitiv që në takimin e sotëm në Çeki. Në daljen e djeshme në konferencën për shtyp, trajneri Ilir Daja foli me shumë optimizëm.

daja shehi konference

DAJA

“Mlada është një kundërshtar shumë i fortë. Ata luajnë bukur dhe i hapin probleme çdo skuadre. Por, ne kemi ardhur këtu për të bërë lojën tonë. E dimë që është një rival i fortë, por ne do të bëjmë çfarë të mundemi për të marrë rezultat pozitiv në këtë sfidë. Futbolli shqiptar është rritur shumë.

Daja

Dhe këtë e tregon qartë pjesëmarrja e Kombëtares shqiptare në Europianin e vitit të kaluar. Gjithashtu, edhe skuadra jonë ka arritur në grupet e Ligës së Europës dy sezone më parë”, deklaroi ndër të tjera trajneri i skuadrës korçare në konferencën e djeshme për shtyp. Tekniku do të ketë vetëm mungesën e Lilajt në këtë ndeshje. Pritet që ai të zëvendësohet nga Muzaka.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura