‘Prej 10 ditësh asnjë gjurmë nga im bir’, nëna denoncon zhdukjen e 21-vjeçarit. Histori hakmarrjesh mes dy familjeve

Aug 14, 2020 | 12:15
SHPËRNDAJE

Prej 10 ditesh familja nuk ka asnje gjurme nga djali 21 vjecar. Denoncimi per zhdukjen e Klevis Lleshit, 21-vjeç nga Burreli eshte bere nga nena e tij, e cila ka kerkuar ndihme, pasi nuk ka me asnje kontakt me te birin. policia-naten-644x450

‘News 24’ informon se 21 vjeçari ishte person i shpallur në kërkim nga policia për kanosje, pasi kishte tentuar të vriste shtetasin Mariglen Hoti. Familja ku i riu bën pjesë ka një histori gjakmarrje me një tjetër familje në Burrel.

‘Klevis Lleshit i është vrarë babai në vitin 2013 për gjakmarrje, ndërsa në 2016-ën i është vrarë xhaxhai para shtëpisë. Po ashtu në 2016-ën të riut i është zhdukur edhe kushëriri pa gjurmë. Familja Lleshi është që prej vitit 2012 në hasmëri me familjen Hoxha nga Burreli’- ben me dije ‘News 24’.

Zanafillë e konfliktit mes tyre është bërë vrasja dhe djegia në makinë në Britani e shtetasit Afrim Hoxha në vitin 2012. Për vrasjen e Hoxhës është dënuar me burg përjetë Arben Lleshi. Fill pas kësaj ngjarje filluan eliminimet e pjesëtareve të familjes Lleshi në Burrel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura