“Pranvera dhe demokracia janë në sintoni”/ Meta mesazh ditën e Nevruzit: Në malet e Dajtit ka ende borë, por mimozat kanë çelur. Shqiptarët presin…

Mar 22, 2021 | 14:32
SHPËRNDAJE

Presidenti Ilir Meta dha një mesazh urimi nga Kryegjyshata Bektashiane, nga ku u shpreh se me mbërritjen e pranverës do të vijë edhe demokracia në Shqipëri.

Kreu i shtetit tha se po lëmë pas një dimër të gjatë e të pazakontë, por lulet kanë çelur, prandaj shqiptarët duhet të jenë më optimistë për të ardhmen.

“Ishte kënaqësi të vizitoja sot Selinë e Shenjtë të Kryeqjyshatës dhe ti uroja kryegjyshit dhe gjithë besimtarëve këtë ditë të jashtëzakonshme të Sulltan Nevruzit. Këtë ditë të lindjes së Imam Aliut. Njëkohësisht të uroj të gjithë shqiptarët në këtë ditë të pranverës, të ripërtëritjes së shpresave dhe demokracisë.

Pranvera dhe demokracia janë në sintoni të plotë me njëra-tjetrën. Mjafton të shikoni lulet e çelura, që janë të ngjyrave të ndryshme prandaj japin shpresë, optimizëm e gjallëri. Kështu është edhe demokracia. Për të kaluar këtë dimër të gjatë, me vështirësi të mëdha, dhe vuajtje të pazakonshme edhe për shkak të pandemisë. Të jemi më optimistë për të ardhmen.

Ka qenë dimër i jashtëzakonshëm, ka pasur reshje bore të jashtëzakonshme. Ende po të shohim në malet nga Dajti bora është zotëruese, por lulet kanë çelur, mimozat kanë çelur. Pranvera do të jetë e pandalshme, dhe na ndihmon të gjithëve të jemi më optimist”, tha Meta.

Presidenti i ka shmangur mesazhet e drejtpërdrejta politike nga Selia e Shenjtë, por u shpreh se: “Besoj që shqiptarët presin shumë nga e ardhmja, nga kjo pranverë, dhe e kanë kuptuar që fuqia e ndryshimit janë vetë ata”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura