Pranga 4 personave për vjedhje, iu gjetën maska, thika e leva

Mar 2, 2015 | 8:59
SHPËRNDAJE

SHIJAK/ Katër persona të akuzuar për një sërë vjedhjes janë prangosur në Shijak, në kuadër të një operacioni të koduar “Në fillim të pranverës”.

(foto ilustruese)

Policia bën me dije se në pranga janë vënë shtetasit; Ramazan Brihmani, 32 vjec; A.S, 16 vjec; A.B, 17 vjec; Mikel Beqja, 32 vjec.

“Gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia, në afërsi të vendit të njohur si ‘Kthesa e Ariut’, iu gjetën thika, doreza përforcuese metalike, kapuçë të zinj në formë maske, dalta, pinca e leva, që u shërbenin për vjedhje”- njofton policia. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura