Pranga 4 biznesmenëve në Turqi, dyshohet se financonin Gulenin

Mar 4, 2016 | 13:08
SHPËRNDAJE

Policia turke ka arrestuar katër biznesmenë turq ditën e sotme, pasi dyshohen se kanë financuar lëvizjen e Fethullah Gulenit, që akuzohet nga Erdogan për grusht shteti.

Islamic preacher Fethullah Gulen is pictured at his residence in Saylorsburg, Pennsylvania September 24, 2013. REUTERS/Selahattin Sevi/Zaman Daily via Cihan News Agency
 Fethullah Gulen 

Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve turke “Dogan”. Gjithashtu, autoritetet turke kanë mbyllur të gjitha mediat opozitare, të cilat kanë lidhje me lëvizjen e klerikut që gjendet në SHBA.

Policia arrestoi Memduh Boydak, shefi ekzekutiv i konglomeratit “Boydak Holding”, si edhe drejtuesin Haci Boydak dhe dy pjesëtarë të tjerë të bordit drejtues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura