“Portali i Arkivave Europiane”, Shqipëria bëhet pjesë e nismës së BE-së

Nov 12, 2018 | 15:25
SHPËRNDAJE
Ardi-bido1
Drejtori i Pergjitheshem i Arkivave, Ardit Bido

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është pranuar me të drejta të plota, për të qenë pjesë e “Portalit të Arkivave Europiane”.

Me anë të njoftimi për shtyp, drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka bërë të ditur se më datë 9 nëntor është vendosur që Shqipëria të jetë pjesë e nismës së BE-së, duke e bërë që vendi ynë të jetë i pari në Ballkan pjesë e këtij projekti.

“Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave prej pak ditësh ka plotësuar kriteret dhe është bërë pjesë e organizmit më vital të Bashkimit Evropian në fushën e arkivave,” Portalit të Arkivave Evropiane”.

Zhvillimet teknologjike në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave përveç rezultatit konkret ndaj studiuesve dhe rritjen e mundësive për shkëmbimin e materialit arkivor kanë sjellë edhe përafrimin e arkivave shqiptare me arkivat evropiane.

DPA është bërë pjesëtare me të drejta të plota e Fondacionit të Portalit të Arkivave Evropiane, një nismë e financuar nga Bashkimi Evropian ku janë të përfshira të gjithë arkivat e vendeve të Bashkimit Evropian dhe CEFTA-s.

Vendimi i marrë më 9 nëntor për pranimin e Shqipërisë me të drejta të plota, e bën arkivin shqiptar të parin vend të Ballkanit Perëndimor pjesë e Portalit të Arkivave Evropiane.

Ky pranim është për ne si shqiptarë një tregues i njohjes së përpjekjeve të vazhdueshme të viteve të fundit për modernizimin e arkivave dhe rritjen e përdorjes së teknologjisë si forma e së ardhmes në shërbimin arkivor. Po ashtu, përbën një mundësi të veçantë të shkëmbimit mbarë evropian të materialeve arkivore në shërbim të historisë kombëtare dhe historisë evropiane”, thuhet në njoftimin për shtyp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura