Policia Rrugore aksion në Tiranë e Kavajë, çfarë ndodhi 24 orët e fundit

Sep 18, 2017 | 9:32
SHPËRNDAJE

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton se gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e policisë rrugore të qytetit Kavajë dhe Tiranë në vijim të punës së tyre për ndëshkimin e drejtuesve të parregullt të mjeteve dhe në zbatim të planit të masave “Për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë ” kanë arrestuar 9 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, ku 2 shtetas janë arrestuar për drejtim mjeti në gjëndje të dehur dhe 7 të tjerë, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

policia e shtetit foto e re

Janë arrestuar për drejtim mjeti në gjëndje të dehur shtetasit:

– Sokol L., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Skoda”.

– D. B., 36 vjeçe, pasi është kapur duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Citroen”.

Janë arrestuar për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt shtetasit:

– Ramazan B., 60 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.

– Ali D., 49 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.

– Shkëlzen Canaj, 42 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Zarta”.

– Misir J., 29 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Loncin”.

– Erald Sh., 26 vjeç, banues në Kalush, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.

– Viktor M., 58 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Yamaha”.

– Altin S., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Suzuki”.

Vazhdon puna nga shërbimet e policisë rrugore pranë D.V.P Tiranë për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe ndëshkimin e drejtuesve të parregullt të mjeteve të cilët mund të jenë rrezik për qytetarët dhe mund të shërbejnë si burim aksidenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura