Policia e ndoqi gjithë ditën dhe i vuri prangat në darkë, shqiptari kapet me kokainën me vlerë 20 mijë euro

Jan 24, 2020 | 15:50
SHPËRNDAJE

Një shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane, në Petritoli, pasi u kap me 50 gram kokainë të pastër.

policia

Mediat fqinje bëjnë me dije se policia kishte ndjekur gjatë gjithë ditës itinerarin e shqiptarit, emri i të cilit nuk është bërë i ditur dhe në fund të ditës është vënë në pranga.

Ata e ndaluan shqiptarin, kur ai ishte në makinë dhe pasi e ndaluan i ushtruan një kontroll, që lejoi zbulimin e sasisë së kokainës.

Sasia e sekuestruar e kokainës nëse do të kishte dalë në treg do të kapte vlerën e 20 000 eurove.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura