Policia Bashkiake gjobë Lamborghinit të parkuar gabim në Tiranë, Veliaj: Makina yll, parkimi fyll

Aug 10, 2019 | 11:21
SHPËRNDAJE

Policia Bashkiake ka marrë masa administrative ndaj automjeteve të cilat parkohen në kundërshtim me sinjalistikën, mbi trotuare apo në vende të rezervuara për invalidët.

lamborgini1jpg

Siç mund të shihni edhe nga këto foto të publikuara nga kryebashkiaku Erion Veliaj, pavarësisht faktit nëse automjetet që kanë parkuar në kundërshtim me sinjalistikën janë të të viteve të fundit dhe të shtrenjta, pronarët e tyre nuk kanë qenë imun ndaj Policisë Bashkiake e cila kërkon që të disiplinojë qarkullimin e tyre në rrugët brenda qytetit të Tiranës për të garantuar hapësirat e nevojshme për të gjithë qytetarët.

lamborgini2

“Makina yll, parkimi fyll! Sot merr gjobwn, herën tjetër kur të parkosh lambon gjeje një vend më të mirë. Po pse më çuna?! Më doli goja duke ju thënë!”, shkruan Veliaj.

lamborgini

Një automjet Lamborghini që kushton mijëra euro është gjobitur për parkim të gabuar duke i dhënë një mësim të mirë pronarit të tij. Fondet që mblidhen nga masat administrative , Bashkia e Tiranës i përdor për të shtuar gjelbërimin në kryeqytet në dobi të gjithë komunitetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura