Pogradec/ Disa fëmijë gjejnë një armë brenda një shtëpie, pronari jeton në Angli! Nis hetimi nga policia

Sep 26, 2021 | 16:07
SHPËRNDAJE
kallashnikov
Foto ilustruese

Disa fëmijë të mitur kanë gjetur një armë brenda një banese në Pogradec këtë të dielë.

Panorama.al mëson se fëmijët e kanë gjetur armën brenda një banese e cila ka qenë e mbyllur pasi pronari prej vitesh ndodhet në Angli.

Arma është një model e tipit 56, kalibër 7.62 mm që përkon me kallashnikovin ose pushkëve. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur procedurat e para hetimore.

Banesa është në pronësi të shtetasit me iniciale F.I.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura