“Po të isha i kënaqur do rrija në shtëpi”/ Kryeministri Rama ironizon: Nuk i kuptoj këta krutanët, janë të djathtë apo…

Apr 21, 2021 | 10:59
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama nga Fushë Kruja ka deklaruar se PS është partia e vetme që ku mund të ngjitë Shqipërinë aty ku duhet.

Gjatë një takimi elektoral të zhvilluar në Fushë Krujë, Kreu i Qeverisë u shpreh se është normale të ketë pakënaqësi. Madje edhe ai vetë është i pakënaqur, pasi po të ishte i kënaqur, sic deklaroi, sot do të ishte në shtëpi.

“Sot të jesh i pakënaqur është gjëja më normale. Po të isha i kënaqur sot do isha në shtëpi. Po të isha i kënaqur për ca do vazhdoja të luftojë me mish dhe shpirt.

Pyetja ime është si zgjidhet? Zgjidhet duke u ulur, duke u shtrirë dhe fjetur gjumë zgjidhet duke i rënë rrugës së shkurtër. Zgjidhjet që duke votuar Lulin dhe jeta do bëhet sallore. Me votuar ata që nuk i kanë thënë punës mirëmëngjesi dhe që çdo ditë kur kanë pasur fatin ta drejtojnë këtë vend i kanë bërë punët prapsht. Zgjidhet si me tramvajin e tironës. Si zgjidhet?

Zgjidhet vetëm duke vazhduar të ngjitemi, vetëm duke provuar përballë tërmetit dhe pandemie. Përmasa e një burri nuk matet në ditë të mira, por ditë të këqija. Nuk matet kur ecën në një rrugë të drejtë, por kur ngjitet në një rrugë të përpjete dhe nuk dorëzohet derisa të arrijë majën që i ka vënë vetes për qëllim”, tha Rama.

Kryeministri ironizoi opozitën dhe të djathtë e Krujës, për të cilët tha: “PS duhet të jetë e para që zgjohet dhe e fundit që fle. Së bashku me PS ne do ta ngjisim Shqipërinë në atë majë ku Shqipëria dhe populli shqiptar meriton. Kjo është ajo që vendoset në 25 prill. Kruja është më e bukur se dje.  E kam fiksim me ata krutanët që thonë ‘jemi të djathtë ne’. Nuk e kuptoj janë të djathtë apo djathë, se nuk e kuptoj.  Ku ishin para se Arturi të pastronte plehrat që ju kishin mbuluar atje. “Ne e kemi fiksim, rroftë demokracia, Poshtë komunizmi”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura