Po shkëlqen në Seria A, ylli i Fiorentinës shënon më shumë se Mesi dhe Ronaldo

Nov 1, 2021 | 15:29
SHPËRNDAJE

Dushan Vlahoviç po kalon një formë shumë të mirë dhe ashmë është kthyer në një lider tek Fiorentina.  21 vjeçari është i treti në botë për golat e shënuar në këtë vit kalendarik.

VLAHOVIC

Me tre golat e shënuar ndaj Specias, serbi arriti në kuotën e 25 golave për këtë vit, duke parakaluar yje të kalibrit si Mesi, Ronaldo dhe Mbape.

Në 2021-shin Mesi ka shënuar 23 gola, Ronaldo 21 ndërsa Mbape 20. Pra sulmuesi i Fiorentinës ka qenë më deçisiv se lojtarët e sipërpërmendur.

Vendin e parë në këtë klasifikim e mban sulmuesi i Bajern Mynih, Robert levandovski me 36 gola në 27 ndeshje, kurse në vendin e dytë është Erling Haland, i cili ka vetëm një gol më shumë se Vlahoviç.

Kontrata e Vlahoviç skadon në qershor të vitit 2023, dhe drejtuesit e klubit vjollcë janë shprehur se nuk do të zgjasin bashkëpunimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura